Hapet në Prishtinë dega e klinikës estetike Rene, baza e së cilës ndodhet në Turqi (FOTO)

by admin
Spread the love

Sot në Prishtinë është hapur një klinikë e re estetike e quajtur Rene.

“Rene Clinic” në Prishtinë është një degë e kësaj klinike në Stamboll të Turqisë, e cila ofon procedura estetike të zgjëruara dhe siguron trajtime jokirurgjikale, por atëherë kur operacioni nuk është një opsion.

Kirurgu plastik, rindërtues dhe estetik, me renome botërore Prof. Dr. Reha Yavuzer, që udhëheq këtë klinikë në Stamboll, tashmë do të sjellë përvojën e tij edhe në Prishtinë.

Me përvojë mbi 20-vjeçare në këtë fushë në të gjithë Evropën, Prof. Dr. Reha Yavuzer ka një reputacion të pakrahasueshëm për punën që ai bën, njofton Klankosova.tv.

Në hapjen e Klinikës Rene në Prishtinë, Prof. Dr. Reha Yavuzer dha detaje në lidhje me shërbimet që do të ofrojë kjo klinikë.

“Në Kosovë do të kryhen të gjitha shërbimet e estetikës jokirurgjikale, përderisa ato kirurgjikale do të kryhen në Stamboll dhe do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet me makineritë më inovative në treg në rajon”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se Klinika Rene ka një parim shumë të rëndësishëm, e që është konfidencialiteti i pacientëve dhe trajtimi i barabartë i tyre.

“Konfidencialiteti i pacientëve është shumë i rëndësishëm, për ne një person i famshëm dhe një jo i tillë kanë të njëjtën rëndësi, të gjithë trajtohen me kujdesin dhe përkushtimin e njëjtë”, tha Yavuzer.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës Rene në Prishtinë, Jeta Rukiqi në hapjen e klinikës bëri të ditur se aty përveç aparaturës që trajton fytyrën dhe trupin, bëhet edhe trajtimi për sëmundje të tjera, përveç fushës së dermatologjisë dhe estetikës, e trajton edhe fushën e nutricistikës.

Rukiqi gjithashtu dha edhe disa detaje në lidhje me stafin, por edhe për çmimet e shërbimeve që do të ofrohen në këtë klinikë.

“Klinika ka tre esteticientë dhe tri motra medicionale, duke mos e përfshirë pjesën e stafit operacional, klinika jonë ka makinerinë e re që nuk gjendet as në Kosovë dhe as në rajon, mund të gjendet në Turqi sepse është pjesë e Rene Clinic në Stamboll. Ndërkaq, sa i përketë çmimeve, drejtuesit e kësaj klinike thanë se me standardin tonë do të jenë pak më shtrenjtë se sa tek klinikat e tjera, sepse eksperienca dhe dija e doktorit,  normalisht që paguhet”, u shpreh ajo.

Por, Klinika Rene nuk ka si të mos ketë edhe një moto, e ajo është “Ndjehesh e lumtur, ndjehesh e bukur”.

Ndryshe, ndërtimi i kësaj klinike në Kosovë ka filluar nga eksperienca personale e drejtoreshës Jeta Rukiqi, konkretisht nga problemet e saj me aknet, për të cilat kishte gjetur shërim vetëm tek klinika Rene në Stamboll, aty ku edhe ka filluar ideja e sjelljes së kësaj klinike në Kosovë.

 

 

You may also like