HAPËSIRË – Pas 30 viteve një satelit kthehet në Tokë

by admin
Spread the love

ALASKA, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Një satelit që ka qenë në orbitë për gati 30 vjet ka rënë përsëri në atmosferën e Tokës, deklaroi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Sateliti ”ERS-2” ra në Oqeanin Paqësor të Veriut, diku midis Alaskës dhe Havait duke i dhënë fund një orbite gati tre dekadash.

Sateliti u lëshua në 1995 pas satelitit ”ERS-1”, i lëshuar katër vjet më parë.

Në atë kohë, të dy ishin satelitët më të sofistikuar të vëzhgimit të Tokës të zhvilluar ndonjëherë.

Në vitin 2011, ESA ”nxori në pension” ERS-2, i cili ishte ende duke funksionuar, dhe filloi procesin e deorbitimit.

Gjatë jetës së tij operative, ”ERS-2” ka mbledhur të dhëna për pakësimin e akullit polar të Tokës, ndryshimet në sipërfaqet e tokës, rritjen e nivelit të deteve, ngrohjen e oqeaneve dhe kiminë atmosferike.

”ERS-2” është thirrur gjithashtu për të monitoruar fatkeqësitë natyrore, të tilla si përmbytjet e rënda dhe tërmetet, në pjesë të largëta të botës./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like