Handanovic dhe Perisic prioritet, si është situata me rinovimet tek Interi

by admin
Spread the love

E ardhmja e Handanovic duket se është ende tek Interi. Të paktën edhe për një vit. Kështu raporton Sport Mediaset që ka bërë një artikull për sa i përket situatës së rinovimeve në kampin zikaltër. Sipas prestigjiozes italiane, pavarësisht afrimit të Onana, Handanovic do të vazhdojë me Interin, madje edhe me një fanellë titullari.

Ai do të rinovojë kontratën edhe për një sezon, ndërsa pagesa e tij do të ulet ndjeshëm. Nga 4.2 milionë euro që fiton aktualisht kapiteni, me marrëveshjen e re, portieri slloven do të përfitojë rreth 3 milionë euro.

Një tjetër lojtar që shqetëson për sa i përket të ardhmes është edhe Ivan Perisic. Kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes. Megjithatë, është lënë një takim më 23 maj midis drejtuesve zikaltër dhe agjentëve të lojtarit.

Nga ana tjetër, Interi e ka gjithsesi zëvendësuesin e mesfushorit kroat, pasi në janar bleu nga Atalanta, Robin Gosens. Problemi me Perisic është tek rroga që lojtari kërkon. Interi i ka propozuar një kontratë një vjeçare me opsion edhe për një tjetër ku do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Perisic ndërkohë kërkon 5 milionë euro dhe kontrata të jetë për dy vite. /oversport.tv

You may also like