Haland harron të shënojë, por u ka dhënë 14 pikë “qytetarëve”

by admin
Spread the love

Erling Haland nuk ka arritur të shënojë në 12 nga 17 paraqitjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren, por golashënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë sezon me 18 gola, mbetet shumë vendimtar për skuadrën e Mançester Sitit. Golat e norvegjezit kanë bërë diferencën edhe këtë sezon.

Totali i pikëve që “qytetarët” kanë fituar këtë sezon falë golave të numrit të tyre 9 është 14. Numri i golave që në total ai ka shënuar këtë sezon në Premier Ligë është 18, ndërsa golat që e kanë ndihmuar Sitin që të fitojë pikë janë 8.

Ai ka shënuar një gol në fitoren kundër Shefilldit (3 pikë), një në fitoren kundër Brajtonit (3 pikë), dy gola në barazimin me Çelsin (1 pikë) dhe një në barazimin kundër Liverpulit (1 pikë), dy në fitoren kundër Evertonit (3 pikë) dhe një në fitoren kundër Brentfordit (3 pikë).

PANORAMASPORT.AL

You may also like