HAGË – Operacioni Europol-Eurojust shkatërron rrjetin e e trafikantëve të migrantëve në Calais

by admin
Spread the love



HAGË, 22 shkurt /ATSH-ANSA/- Një operacion i madh i përbashkët i kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë dhe i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve më aktive të përfshirë në kontrabandën e migrantëve përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla të improvizuara.

Sipas Europol, hetimi u përqendrua në një rrjet kurdo-irak të dyshuar për trafikim të migrantëve të parregullt, kryesisht midis Calais, në Francën veriore dhe brigjeve të Anglisë.

Operacioni, i cili çoi në arrestimin e më shumë se 15 trafikantëve që ndodheshin në Gjermani, u nis pas një hetimi të përbashkët që zgjati një vit e gjysmë nën drejtimin e Europolit.

Mes arrestimeve të kryera nga policia gjermane në bashkëpunim me forcat belge dhe franceze, ishin edhe kreu i bandës kurdo-irake dhe pesë drejtues të lartë të organizatës kriminale. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMetani: Me rëndësi, trajtimi i çështjeve të konfliktit të interesit te magjistratët


You may also like