HAGË – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë t’i japë fund menjëherë pushtimit në Ukrainë

by admin
Spread the love



HAGË, 16 mars/ATSH-DPA/-Rusia duhet të ndalojë menjëherë pushtimin e saj në Ukrainë, vendosi sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e OKB-së në Hagë.

“Ukraina fitoi në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter pas vendimit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të pushtimit rus. Urdhëri është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Rusia duhet të veprojë menjëherë. Injorimi i urdhrit do ta izolojë Rusinë edhe më shumë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRUSI- Ministria e Mbrojtjes: Kievi po përgatit një sulm me armë kimike ndaj civilëve
Artikulli tjetërBRUKSEL- Stoltenberg propozon dislokimin e përhershëm të aleancës në Evropën Lindore


You may also like