Haga dënon rëndë ish-komandantin e UÇK-së – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënuar të premten nga Specialja në Hagë me 26 vjet burgim, nën akuzën për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

“Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, duke shtuar se krimet janë kryer ndaj shqiptarëve.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si “komandant Cali”, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia tha para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër UCCK-së dhe popullit të Kosovës. “Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët e tyre, dhe ende janë të traumatizuar për gjërat që kanë përjetuar.

Por vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për këto krime. Madje gjatë një seance gjykimi, ai e ka konsideruar Specialja si “zyrë të Gestapos”, policisë sekrete në kohën e Gjermanisë naziste. /tesheshi.com/

You may also like