Hadid: Nuk ka asgjë hebreje në atë se si Qeveria e Izraelit i trajton palestinezët

by admin
Spread the love

Gjatë vikendit,  Gigi Hadid, e cila është vajza e të famshmit të pronave në Amerikë, Mohamed Hadid, dhe është palestineze, shpërndau një mesazh grafik për luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme teksa shkroi se “nuk ka asgjë hebreje në atë se si qeveria e Izraelit i trajton palestinezët”.

Qeveria e Izraelit në faqën e tyre zyrtare në instagram bëri një shkrim të ngjashem nga qëndrimi që pati Hadid, duke postuar një story në Instagram si kundërpërgjigje ndaj saj.

“Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit në Izrael. Të dënosh sulmet e Hamasit, që janë të ngjashëm me ISIS, nuk është anti-Palestinë dhe të mbështetësh izraelitët në luftën e tyre kundër këtyre terroristëve barbarë është gjëja e duhur që mund ta bëni”.

Llogaria e shtetit të Izraelit pastaj etiketoi në komente Hadidin, duke e pyetur “A ke fjetur mirë javën e kaluar? Apo ju mbyllni një sy për bebet hebreje që u theren në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj tregon se me kënd jeni. Ne po ju shohim”.

Qeveria e Izraelit pastaj ka postuar një fotografi të tmerrshme të një dyshemeje me gjak që ishte i një vajzë të vogël që ishte vrarë ftohtë nga terroristët e Hamasit.

“Nëse ju nuk e dënonin këtë akt, fjalët e juaja nuk vlejnë asgjë”, shkruan kjo llogari që etiketon përsëri Hadidin.
1h

You may also like