Guterres ia hedh fajin Izraelit: Ofensiva e tyre është pengesa kryesore për dërgimin e ndihmave

by admin
Spread the love

Shefi i OKB-së, António Guterres, ia hodhi fajin Izraelit për mungesën e një rruge të sigurt për të dërguar ndihma në Gaza.

Sipas tij problemi i vërtetë, për dërgimin e ndihmave tek palestinezët e prekur nga bombardimet, është ofensiva e Izraelit.

Guterres tha se sulmet po krijojnë pengesa masive për shpërndarjen e ndihmave humanitare brenda Gazës.

“Një armëpushim humanitar është e vetmja mënyrë për të filluar të plotësohen nevojat e dëshpëruara të njerëzve në Gaza dhe t’i japë fund makthit të tyre të vazhdueshëm”, shtoi më tej Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri edhe disa vërejtje, kjo pasi në javët e fundit nuk ka pasur “asnjë ndryshim domethënës” në mënyrën se si po zhvillohet lufta në Gaza.

“Nuk ka mbrojtje efektive të civilëve. Bombardimet intensive izraelite dhe operacionet tokësore vazhdojnë, ndërsa Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze vazhdojnë të gjuajnë raketa ndaj Izraelit”, tha ai.

Guterres vazhdon të parashtrojë krizën humanitare në Gaza, duke përfshirë kolapsin e sistemit mjekësor, krizën e përhapur të ushqimit dhe prishjen e rendit publik.


Top Channel

You may also like