Guardiola: Messi si Michael Jordan, i detyrohem një shishe verë

by admin
Spread the love

Pep Guardiola i është shumë falenderues Messit për të gjitha kontratat që ka firmosur pas largimit të tij nga Barcelona. Në një intervistë të dhënë për Ole, tekniku i Manchester Cityt tha se Messi është si Michael Jordan dhe se i detyrohet atij një shishe verë për të falenderuar atë që i ka dhënë për karrierën e tij.

“Çfarë do të thotë Messi? Gjithçka. Gjithçka. Kishte një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm që e ndihmuan atë te Barcelona gjatë atyre katër viteve që ishim bashkë. Një grup mbresëlënës lojtarësh. Shumë yje në kulmin e karrierës së tyre, në kohën dhe vendin e duhur.

Xavi, Pujol, Iniesta… Mes të gjithëve është krijuar një mirëkuptim që ndodh vetëm një herë në jetë. Fituam shumë, por a do ta kishim bërë pa të? Jo, e pamundur. Messi është si Michael Jordan, i detyrohem një shishe të mirë verë për ta falënderuar për kontratat që më bëri të nënshkruaj”.

Foto: Manchester City Facebook

 

You may also like