Grupi Wagner tërhiqet, Putini ndihet më pak i kërcënuar, megjithatë themelet e tij tashmë janë lëkundur – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar kërcënimit të menjëhershëm ndaj pushtetit të tij pasi lideri i grupit mercenar Wagner,  ra dakord t’i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse.

Yevgeny Prigozhin – anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë mbrëmjen e së shtunës pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të ndjekë dënimin kundër tij apo luftëtarëve të Ëagner.

Marrëveshja de-përshkallëzon një krizë të madhe sigurie për Rusinë.

Putin madje kishte paralajmëruar për luftë civile të shtunën në një fjalim kombëtar, duke i cilësuar veprimet e Prigozhinit si “tradhti”

Por deri të dielën në mëngjes, trupat e Wagnerit ishin tërhequr nga Rostov-on-Don, komanda ushtarake jugore që ata e kishin marrë nën kontroll të shtunën, thotë BBC.

You may also like