“Grupi i Zjarrit” po zgjerohet në Tetovë, ja figurat që i bashkohen

by admin
Spread the love

I ashtuquajturi ‘Grupi i Zjarrit’ në BDI, ka mbajtur takime të shumta nëpër vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut si me qytetarët ashtu edhe me degë të ndryshme ku ka arritur të mobilizojë dhe të tërheq shumë antarë dhe aktivistë që janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të BDI-së, shkruan InfoShqip.

Së fundmi nëpërmjet një fotoje të publikuar nga Izet Mexhiti tek profili i tij në rrjetin social Facebook, Mexhiti ka paralajmëruar një mobilitet dhe aktivizim të madh në Tetovë, ku ka publikuar dhe një foto me dy aktivistët më të zëshëm të BDI-së në Tetovë, Muhamet Ameti i cili është ish funksionar i partisë që nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe Besmal Shefiti që është gjithashtu aktivist dhe figurë e rëndësishme e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Malësia e Tetovës respektivisht, Shipkovica.

Sipas informacioneve, pritet që ky grup të mobilizojë paknaqësitë e mëdha që ka në Tetovë ndaj aktivitetit të Artan Grubit.

FOTO:

You may also like