“Grupi i Zjarrit” nga Manastiri me vërejtje ndaj Ekzekutivit – Shqip

by admin
Spread the love

MEXHITI: NUK MUND TË HESHTIM PËR DIÇKA QË NUK ËSHTË NË RRUGËN E DREJTË

Nga ana tjetër ‘Grupi i Zjarrit’ para qytetarëve të Manastirit dërguan vërejtje për punën e ekzekutivit. Nga ky grupi thonë se nuk mund të heshin më tej për diçka që nuk është në rrugën e drejtë.

Performanca e dobët e ekzekutivit të BDI-së në Qeveri, shkalla e ulët në investimet kapitale, arsim, ekologji, infrastrukturë e kështu me radhë ishin vërrejtjet e Grupit të Zjarrit nga Manastiri drejtuar egzekutivit të BDI-së. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti para qytetarëve të Manastirit u shreh se më tej se nuk mund të heshtim për diçka që nuk është në rrugën e drejtë.

“Gjysma e ministrave janë shqiptarë, ndërsa 80 për qind nga resorët ekonomik janë shqiptarë dhe kur e krahasojmë punën e tyre del punë simbolike, minore, shumë pushtet dhe aspak punë, shumë fotografi dhe shumë lëvdata dhe aspak afër popullit.

Llogari dhe përgjegjësi për punën e tyre kërkoi edhe Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, sipas tij, funksionarët e BDI-së nuk duhet të fshihen prapa figurës së Ali Ahmetit.

Të kontribuojmë që vlerat demokratike, llogaridhënia, puna, të jenë udhërrëfyesi jonë në përditshmëri dhe jo të fshihemi pas figurës së kryetarit Ali Ahmeti. Ministra, drejtorë, deputetë, kryetar komunash, dhe të gjitha nivelet tjera duhet të përgjigjen dhe të japin llogari për besimin e dhënë edhe nga partia edhe nga qytetarët dhe të gjithë bashkërisht të bëjmë më të mirën e mundshme për shqiptarët të tërësi”, tha mes tjerash Bexheti.

Ndërkaq Musa Xhaferi kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së përkujtoi se në zonat ku shumicë janë shiptarë ka pak ose hiç investime.

“Ne nuk jemi kundër askujt ne jemi për ta ruajtur nga deformimet partinë tonë dhe kjo është legjitime, ne jemi për ti korrigjuar dhe disiplinuar funksionarët, qofshin zëvendëskryeministra, drejtorë e zëvendës-drejtorë dhe kjo është shumë procedurale.

Edhe nga Grupi i Zjarrit do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre në terren për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ekzekutivit. /KlanMacedonia/

You may also like