Grupi i pijeve amerikane prodhon fshehtësisht $2 mld kokainë të pastër në vit me pretendimin e ‘sekretit të recetës’

by admin
Spread the love

Një impjant i vogël përpunues kimik në një zonë të qetë të në New Jersey, ka liçencë për të importuar gjethe të kokas në SHBA, për llogari të kompanisë Coca-Cola dhe me to prodhon kokainë të pastër në vlerë rreth $2 miliardë çdo vit.

Në një raport të rrjetit britanik Daily Mail thuhet se gjethe përdoren për të prodhuar një ingredient ‘pa kokainë’ për pijen e njohur me gaz, teksa shtohet se “kokaina është vetëm një produkt dytësor që më pas i shitet tregut të farmaceutikës dhe mjekesisë”.

Fabrika në dukje e zakonshme në qytezën e Maywood përpunon gjethe të kokas për llogari të Coca-Cola prej gati 100 vjetësh dhe tani menaxhohet nga prodhuesit e produkteve kimike Stepan Company.

Impjanti vepron me një liçencë të veçantë të lëshuar nga agjencitë e anti-drogës së SHBA (DEA) dhe është e vetmja kompani që lejohet ta bëjë.

Në fillim të vitit, grupi Stepan arriti të rinovojë lejen për vijimin e importit të substancës së kontrolluar në SHBA.

Agjencia anti-droga DEA nuk iu përgjigj kërkesave për informacione nga DailyMail.com mbi detaje të masës së importeve, por në vitet 1980-të është raportuar se më shumë se 500 metër kub gjethe hyjnë në impjant çdo vit.

Kjo sasi mund të prodhojë rreth 2 milionë gramë kokainë, që sipas listimeve farmaceutike arrin në vlerë 2 miliardë dollarë.

Rrjeti New York Times ka raportuar më parë se Stepan importon 56 deri në 588 metër kub gjethe të kokas nga Peruja dhe nga Bolivia.

Ricardo Cortés, autori i librit  A Secret History of Coffee, Coca and Cola, ka bërë kronikën e historisë së fshehtë sesi kompania mori të drejtat e substancë së ndaluar.

Për pijen Coca-Cola është raprotuar se në fillimet e saj përmbante kokainë, sic përmendet dhe në emrin e saj, por më vonë është deklaruar se praktika nuk vijonte dhe se ingredientët ishin zëvendësuar.

Në librin e Cortés thuhet se një kompani shtetërore peruane bashkëpunon me impjantin amerikan, e cila eksporton 100 ton gjethe të kokës çdo vit në impjantin e Maywood, të paktën nga viti 2007 deri në 2010.

Gjethja e kokas është baza e prodhimit të kokainës që prodhohet në shumë vende të Amerikës së Jugut, dhe është e jashtëligjshme të importohet në SHBA që prej vitit 1921.

Por megjithatë kompania Coca-Cola, aktualisht me vlerë $265 miliardë, e ka importuar lirisht substancën, duke shmangur çdo kufizim, teksa qeveritë luftojnë trafikun e kokainës që kontrollohet nga bandat e organizuara.

Rezidentët e Maywood thanë për rrjetin Dailymail.com se impjanti kimik lëshon tym të bardhë në mëngjes dhe nganjëherë edhe gjatë natës.

Një rezident që jeton aty prej 20 vitesh tha në kushte anonimati: “Në fillim nuk e dija çfarë po ndodhte por pastaj nisa të dëgjoja zëra. Herët në mëngjes ata lëshojnë tymin dhe kur zgjohem e ndjej erën e djegies, është shumë e fortë”.

Ata përshkruajnë sesi shpesh ka një makinë policie jashtë fabrikës dhe se kamionët hyjnë e dalin vazhdimisht.

Megjithse nuk dihet shumë për këto materiale, ajo që kompania përshkruan se “ekstrakt vegjetal nga koka” mund t’i referohet “shurupit të gjetheve të kokas”, i njohur gjithashtu si  ‘Formula No. 5’.

Në vitin 1988, rrjeti Associated Press raportonte se gjiganti farmaceutik Mallinckrodt ishte i vetmi që mund të merrte kokainë nga Stepan.

Mallinckrodt liston përbërësin ‘hidroklorid kokaine’, për të përshkruar kokainën pluhur, e cila mund të blihet në faqen e saj të internetit (website.)

You may also like