Gruaja vdes në aksidentin horror me motorin e ujit që drejtonte bashkëshorti (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua ruse ka vdekur në një aksident horror kur u rrëzua nga motori i ujit që po drejtonte bashkëshorti i saj, njoftonin autoritetet.

49 vjeçarja Elena Spiryakova, nga Samara, rajoni pranë kufirit me Kazakistan, po shijonte xhiron me mjetin ujor në lumin Samara me bashkëshortin e saj Oleg veren e shkuar, teksa u rrëzua në ujë kur ai shtoi shpejtësinë.

“Gruaja ra në ujë pas një kthesë dhe në atë moment drejtuesi shtoi shpejtësinë duke i shkaktuar plagët e rënda me helikën e mjetit”, thuhej në raportin e hetuesve.

Spiryakova u dërgua në spitalin vendas por rrjedhimisht humbi jetën nga plagët e marra.

Oleg përballet tashmë me akuzat e vrasjes nga neglizhenca ndërsa familja e Spiryakova thonë se procedimi kriminal ndaj tij ka nisur.

Elena jetonte me partnerin e saj në Samara, dhe humbi jetën nga plagët që krahasoheshin me një “çekiç uji” nga mediat vendase.

Megjithëse tragjedia ndodhi në korrik të vitit të shkuar, ajo vjen në vëmendjen publike vetëm pas akuzave të ngritura ndaj bashkëshortit Oleg për vrasje nga neglizhenca.

Dokumentet tregojnë se viktima ishte në sediljen e pasme të mjetit ujor dhe kishte humbur ekuilibrin duke rënë në ujë teksa mjeti shtonte shpejtësinë. Procedimi ndaj bashkëshortit vijon.