Gropë 10 metra e thellë, Mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

by admin
Spread the love

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 8 e mëngjesit të sotëm është mbyllur aksi rrugorë Dibër-Mavrovë, tek “Kosovrasti”. Sipas LAMM rruga është mbyllur pasi është hapur një gropë me thellësi prej 10 metrave, ndërkaq komunikacioni për në Dibër po zhvillohet përmes Strugës.

Nga LAMM thonë se trafiku në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në rrugë me lagështi, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon rregullimin e shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.

You may also like