“Greqia është vendi që dua”, këngëtarja shqiptare çudit me deklaratën e saj

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Eleni Foureira, ka folur rreth vendit të saj Shqipërisë dhe pse i është dashur të largohet prej tij.

Ajo ka rrëfyer se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, në momentin kur po zhvillohej lufta civile.

Këngëtarja gjithashtu shprehet se ditën kur ka dalë nga shtëpia për të ikur për në Greqi, ka filluar të qajë, pasi ishte e vështirë për të që të largohej nga vendi i saj.

Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe pasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja”, tregoi Eleni.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjerë e bullizuar në Greqi, nga fëmijët kur ishte ë vogël.

Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua”, tha këngëtarja.


You may also like