Gravina: Superliga nuk është zgjidhje, por zgjedhja më e keqe

by admin
Spread the love

“E gjithë bota e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar po vuan. Nga pikëpamja ekonomiko-financiare kemi probleme shumë serioze dhe disa mendojnë se Superliga është zgjidhja, por është përgjigja më e keqe”. Kjo është deklarata e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina.

Gjatë fjalës së tij në Rai Gr Parlamento, numri një i futbollit italian doli totalisht kundër krijimit të Superligës dhe tha ndër të tjera se është zgjedhja më e keqe e mundshme.

“Problemi i vërtetë i futbollit nuk është mungesa e burimeve financiare, por përdorimi i tyre. Ne duhet të shkojmë përtej një formati të vjetëruar, të përmirësojmë markën, të kërkojmë projekte të reja.

Jo të zgjedhim rrugën më të shkurtër që mund të shënojnë edhe dështimin e futbollit, sepse në realitet kostot e menaxhimit duhen vënë nën kontroll”.

Më pas ai foli edhe për reformimin e kompeticioneve aktuale të futbollit. Gravina tha se është duke punuar për këtë gjë dhe po pret të zgjidhet sa më parë presidenti i ri i Serie A, në mënyrë që të punojnë sa më parë për projekte të reja. /oversport.tv

Foto: FIGC Twitter

You may also like