Granada, homazhe për tifozin që ndërroi jetë në stadium: Faleminderit për përkrahjen shumëvjeçare

by admin
Spread the love

Pak minuta më parë, Granada ka bërë homazhe për Antonio Trujilo Izquerdo, tifozi që pësoi atak kardiak në tribunat e “Estadio Nuevo Los Carmenes” gjatë ndeshjes së djeshme kundër Athletic Bilbaos dhe humbi jetën pak minuta më vonë, duke i bërë të kota përpjekjet e ekipit mjekësor për ta shpëtuar.

“Antonio, abonenti numër 892 i klubit të futbollit Granada. Faleminderit për shumë vitet që ishe në krahun tonë. Pusho në paqe”,- ky është mesazhi i bërë publik nga klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Me ngjarjen tragjike të ndodhur në minutën e 17′, bëri që sfida të pezullohej dhe të shtyhej për sot në orën 21:00.

 


Top Channel

You may also like