Granada e Uzunit bie nga LaLiga, shpëtojnë Cadiz dhe Mallorca e Muriqit

by admin
Spread the love

Mes emocioneve të forta ka festuar Mallorca dhe Cadiz, që kanë triumfuar në duelet e tyre në transferta dhe kanë siguruar qëndrimin në LaLiga, pasi Granada e Myrto Uzunit barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Espanuol dhe pika e marrë nuk i mjaftoi për të mbijetuar.

Molina humbi penallti në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Carlos Bacca në shtesë u ndal nga shtylla pingule. Goli që do u jepte qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll nuk u shënua dhe në fund zhgënjimi ishte i madh.

Cadiz ka përfituar edhe nga kalendari, pasi ndeshesh me Alaves të rënë një kategori më poshtë dhe fitoi 1-0 në transfertë me golin e shënuar nga Lozano.

Edhe Mallorca nuk fali ndaj Osasuna dhe protagonist në fitoren 2-0 ishte edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi nga Prizreni dha asistin e golit të parë, shënuar nga Angel, ndërsa Grenier i mbylli llogaritë me golin e dytë.

LALIGA-JAVA 38

Elche-Getafe 3-1
Shënues:
Olaza 37’, Kike 84’, 90+2’ / Unai 33’

Alaves-Cadiz 0-1
Shënues
: Lozano 76’

Granada-Espanyol 0-0

Osasuna-Mallorca 0-2
Shënues:
Angel 47’, Grenier 83’

Foto: Real Mallorca

You may also like