Graciano dhe Argjira në prag dasme, tregojnë se kur do martohen

by admin
Spread the love

Graciano dhe Argjira janë një nga çiftet më simpatike të ekranit. Balerini dhe moderatorja duket që kanë një kimi fantastike dhe janë bërë të dashur për publikun që në fillim të lajmërimit se janë bashkë.

Po dasma? Çifti ishin të ftuar te “Ëndërrtjerrësit” ku folën për planet e tyre për martesë.

Argjira tregoi se kanë bërë plane për zhvendosjen në shtëpinë e re dhe janë drejt martesës, por propozimi duhet të vijë nga Graciano. Ky i fundit tha se është një njeri surprizash dhe me patjetër ose këtë verë, ose verën e ardhshme atë do e shohim dhëndër, e Argjirën me fustan të bardhë.

E ftuar në studio ishte dhe Fjoralba Ponari e cila nuk nguroi të tregonte se kurorëzimi i dashurisë së saj me partnerin në një ceremoni martesore mund të ishte më para se ceremonia që pritet të bëjë Argjira dhe Graciano.


You may also like