Gostivarasin e rreh e dashura, ai e denoncon në polici

by admin
Spread the love

Zënka mes një ish-çifti jashtëmartesor ka përfunduar në raportin e policisë, pasi të dy, siç përcjell KlanM, kanë denoncuar sulme fizike ndaj njëri tjetrit. Shkaku, siç thuhet në denoncimet e të dy ish-partnerëve, kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes veti.

“Më datë 30.01.2023 në ora 19:45 në SPB Shkup, 39-vjeçari nga Gostivari ka raportuar se në Shkup, pas marrëdhënieve të ndërsjella të prishura paraprakisht, është sulmuar fizikisht nga ish-partnerja e tij jashtëmartesore 29-vjeçare. Të njëjtën ditë në ora 23:00, 29-vjeçarja ka raportuar se më datë 29 dhe 30.01.2023, në dy raste, pas prishjes së marrëdhënieve të ndërsjella paraprakisht, është sulmuar fizikisht nga 39-vjeçari nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB.

You may also like