Google shfaq “gabimisht” pamjen 360 gradë të Pixel 8 Pro

by admin
Spread the love

Nëse keni pasur ndonjë pyetje rreth mënyrës se si duket Pixel 8 Pro, Google është këtu për t’iu përgjigjur atyre. Kompania ka krijuar online një simulator 360 gradë që ju lejon ta shikoni pajisjen nga çdo kënd i mundshëm, me tregues të dobishëm që shfaqin se ku ndodhen sensorë dhe porta të ndryshme.

Simulatori tregon telefonin në tre ngjyra dhe konfirmon se Pixel 8 Pro do të marrë një sensor të ri të temperaturës në anën e pasme pranë kamerave. Simulatori u vu re nga José Rubén. Google nuk duket se ka publikuar një link zyrtar për aksesimin e këtij ëebpage – por gjithçka që duhet të bëni është të shtoni emrin e telefonit të ri në URL e simulatorëve të tjerë të Google Pixel dhe shfaqet telefoni i ri.

A composite of images from Google’s Pixel 8 Pro simulator.

Me sa duket një gjë e tillë është bërë gabimisht, dhe nuk ishte supozuar që të aksesohej lehtësisht nga publiku.

Simulatori nuk tregon për specifikat e smartphone-it, kështu që ka akoma më shumë hapësirë për informacione të reja rreth Pixel gjatë muajit të ardhshëm. Nga ana tjetër simulatori për Pixel 8 standard nuk duket të jetë ende online. Modelet e Google tregojnë se Pixel 8 Pro do të ruajë vendin fizik për kartën SIM. Telefoni shfaqet në tre ngjyra: një blu e zbehtë, një porcelan dhe një e zezë.

A screenshot showing the back of Google’s Pixel 8 Pro smartphone.

Kompania njoftoi planet për të lançuar telefonat e rinj përmes një eventi në datën 4 tetor.

You may also like