Google hap kampusin e ri “Bay View”

by admin
Spread the love

Projekti i mrekullueshëm me siguri do të tundojë shumë nga entuziastët e punës nga shtëpia në Google të kthehen në zyrë.

 

Rreth 4,000 punonjës të Google do të zhvendosen në kampusin e ri të kompanisë në Mountain View këtë javë. Gjiganti i teknologjisë shfaqi kampusin e ri në një video, e cila ofron shumë detaje rreth projektit të tij.

I quajtur “Bay View”, kampusi në Kaliforni shtrihet në një sipërfaqe prej 42 hektarësh dhe aty do të zhvendosen punonjësit e njësisë së reklamave të Google – pjesa më fitimprurëse e biznesit global të kompanisë.

Kampusi, i cili nuk ndodhet shumë larg nga selia qendrore e Google, është projektuar nga Bjarke Ingels Group (BIG) dhe Heatherwick Studio, me ndihmën e ekipeve të arkitektëve dhe inxhinierëve të Google. Kompania thotë se kampusi e çon “ndërtimin e gjelbër dhe dizajnin e vendit të punës në një nivel tjetër”.

Kampusi i ri përfshin disa ndërtesa për zyra, një qendër që mund të mbajë deri në 1,000 njerëz dhe 240 njësi akomodimi për punonjësit e Google që vijnë nga jashtë qytetit, raportoi CNBC.

Ai përfshin gjithashtu shtatë kafene. Me dritë natyrale, tavane të larta dhe me dizajnin që sjell ndjesinë e hapësirave natyrore të jashtme, kampusi i ri u ndërtua kryesisht me materiale të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Pjesa e poshtme është kryesisht një hapësirë ​​për njerëzit që punojnë së bashku në një projekt të madh, ndërsa pjesa e sipërme është e ndarë në hapësira më të vogla për bashkëpunim më të ngushtë. Projekti i mrekullueshëm me siguri do të tundojë shumë nga entuziastët e punës nga shtëpia në Google që të kthehen në zyrë.

Kompania është në një proces inkurajimi të stafit që të punojë sërish nga zyra, pas dy viteve të ndërprerjes së punës nga zyra, si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit. Në të vërtetë, si një shenjë e modelit të ri hibrid të punës, kampusi përfshin shumë ekrane për videokonferenca, si dhe dhoma të vogla për takime online, me një numër më të vogël njerëzish.

Kampusi është projektuar për të mbledhur ujin e shiut nga panelet diellore me kënd që mbulojnë çatinë. Uji do të përdoret për ftohjen e kullave, për tualetet dhe për vaditje. Ajri i brendshëm do të jetë gjithashtu i freskët, nëpërmjet sistemit të ventilimit që përdor 100% ajër nga jashtë, një përmirësim i madh krahasuar me sistemet e zakonshme që përdorin vetëm deri në 30% të ajrit nga jashtë, sipas Google.

Punonjësit mund të freskojnë mendjen duke dalë dhe duke shëtitur mes 4,000 metrash katrorë të mbushura me hapësira të gjelbra natyrore, të cilat përfshijnë livadhe dhe pyje.

Duke komentuar për projektin e kampusit të ri, Michelle Kaufmann, drejtore e Google për kërkimin dhe zhvillimin, e përshkroi kampusin si “një mundësi për të rimenduar vetë idenë se çfarë është një ndërtesë për zyra”. / Digital Trends

 

The post Google hap kampusin e ri “Bay View” appeared first on Revista Monitor.

You may also like