Goli i Acerbit, reagon presidenti i Spezias: E rëndë dhe e papranueshme

by admin
Spread the love

Goli i shënuar nga Francesco Acerbi në pozicion jashtë loje që u akordua si i rregullt sfidën ndaj Spezias i dha fitoren Lazios në frymën e fundit. Megjithatë, ky rast ka hapur shumë polemika në Itali me gjyqtarin kryesor dhe atë të sistemit VAR që u pezulluan deri në fundin e këtij sezoni.

Megjithatë, një humbje në këtë mënyrë nuk i ka pëlqyer aspak edhe drejtuesve të Spezias të cilët kanë reaguar për këtë episod të pakëndshëm. Në kohën kur teknologjia mund të vërtetojë gjithçka, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, e madje për presidentin Philip Raymond Platek, ai gabim është shumë i rëndë dhe i papranueshëm.

“Të shtunën në mbrëmje është bërë një gabim i rëndë edhe i papranueshëm, sidomos në kohën kur përdoret teknologji moderne që i kushtojnë Lega-s miliona euro. Kjo teknologji premton mbarëvajtjen e ndeshjes, duke eliminuar gabimet e rënda të arbitrave që mund të kushtojnë jo vetëm rezultatin e një ndeshjeje, por të një sezoni të plotë”, u shpreh ndër të tjera Platek. /oversport.tv

Foto: Spezia Calcio, Facebook

You may also like