Golat e pësuar, Milani për rekord/ Kuqezinjtë kurrë kaq keq në më shumë se 90 vite

by admin
Spread the love

Ndonjëherë statistikat janë të mjaftueshme për të dhënë një ide. Nga 27 golat e pësuar nga Milani në kampionat, 18 kanë ardhur në pjesët e dyta. Numra që dëshmojnë për një personalitet të dyfishtë të kuqezinjve.

Nëse analiza shtrihet edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, golat e pësuar arrijnë në 38, nga 31 ndeshje të luajtura. Përkthyer: më shumë se një gol i pësuar për lojë.

REKORD NEGATIV – Për të kuptuar më mirë brishtësinë në mbrojtje të “Djallit”, duhet të marrim parasysh edhe pesë muajt e fundit të sezonit të kaluar. Kuqezinjtë e mbyllën vitin 2023 me portën e paprekur duke fituar në “San Siro” kundër Sasuolos, por me një total prej 64 golash të pësuar gjatë vitit kalendarik në të gjitha turnetë.

Një rekord negativ në historinë e “Djallit”, që kur Seria A u bë një grup i vetëm (1929-30). Milani kishte një trend të ngjashëm në 1933, vit në të cilin u pësuan 56 gola. Sezoni 1932-33, në fakt, mbetet ai me numrin më të madh të golave të pësuar në Serie A (62). Sot kuqezinjtë janë të tretët, pavarësisht një faze mbrojtëse që fut ujë nga të gjitha anët.

Ka shumë teori dhe të paqarta për arsyen e vërtetë të metamorfozës në mbrojtje të skuadrës së Piolit mes pjesës së parë dhe të dytë. Ai e ka përsëritur gjithmonë: “Nuk është çështje formacioni apo lojtarësh, por interpretimi, dëshire dhe vendosmëri me të cilat përballen ndeshjet”.

PROBLEME – Është e qartë se bëhet fjalë për një problem mendësie. Por as çështja fizike nuk bën përjashtim. Milani gjithmonë fillon fuqishëm. Këtë e dëshmoi në vitin e ri me Kaljarin, Empolin, Atalantën, Romën, Udinezen, Bolonjën dhe Frozinonen. Të gjitha ndeshje në të cilat kuqezinjtë shënuan të parët, me përjashtim të ndeshjes kundër Bolonjës, ku megjithatë barazuan para pjesës së parë.

Por edhe në Salerno, ku Tomori shënoi pas 17 minutash, ose ndaj Monzas, ku Reijnders në minutën e 3-të. Ndeshje në të cilat qasje ishte emëruesi i përbashkët, çelës mbi të cilin Pioli ushtroi presion të fortë. Çështje vrulli e furie për të arritur te goli sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që më pas të mos jetë e nevojshme të mendohet për të dhe për këtë arsye të menaxhohet avantazhi.

TAKTIKA – Duke parë shifrat, brishtësia mbrojtëse e Milanit në pjesët e dyta qëndron mes minutave të 50-të dhe 70-të. Dy golat e pësuar në Napoli, nga një situatë 0- 2. Në Leçe, në Salerno, kundër Atalantës (Kupë dhe kampionat).

Dy golat e Dortmundit në San Siro mes minutave 59 dhe 69, si dhe golat e ndeshjeve. Golin e tretë ndaj Empolit, kuqezinjtë e shënuan me Traorenë në minutën e 88-të. Të dhëna që krijojnë një problem: para së gjithash qasjeje, pastaj taktik.

RASTET – Goli i Zirkze është fotografia e kësaj vështirësie. Në një pasim të drejtë dhe të lexueshëm jashtë zonës së tyre, Bolonja shënoi. Adli dhe Reijnders lanë një boshllëk në mes, Kalabria dhe Teo u vonuan dhe dyshja difensive Gabia-Kjaer nuk mbylli zonën më shpejt.

Në Udine, megjithatë, Kjaer e theu vijën mbrojtëse shumë herët, duke dalë kundër Samarxhiçit, por rezultati ishte driblim dhe gol nga serbi. Në Frozinone ishte Maxiteli e ndëshkoi Milanin me lehtësi.

Dhe kështu me radhë. Sot Milani ka 49 pikë, 5 më shumë sesa vitin e kaluar. Pioli krenohet me sulmin e dytë më të mirë me 46 gola të shënuar, një shifër që ruan pozitën në Ligën e Kampionëve pavarësisht mangësive të skuadrës në mbrojtje.

Trajneri, më mirë së kushdo, e di që pika e kthesës do të vijë nga gjetja e ekuilibrit mes dy pjesëve. Edhe sepse në Ligën e Europës, kalimi në turin tjetër do të luhet në dy ndeshje. Pikërisht aty do të ketë rëndësi që të shfaqet qëndrueshmëri.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

 

You may also like