Gol spektakolar nga korneri – a ishte ky goli më i bukur i mbrëmjes në Ligën e Kampionëve?

by admin
Spread the love

Angel Di Maria ka realizuar gol spektakolar nga korneri në ndeshjen e sotme Salzburg – Benfica, në Ligën e Kampionëve.

  

Benfica triumfoi 1:3 kundër Salzburgut në udhëtim, në kuadër të Grupit D, shkruan lajmi.net.

Ishte pikërisht argjentinasi, Di Maria që hapi serinë e golave në minutën e 32-të me një gol fantastik nga korneri.

Topi i harkuar nga Di Maria nga këndi nuk u largua nga asnjë futbollist vendas, me portierin që vetëm e shiqonte topin teksa përfundonte në rrjetë.

Benfica me këtë fitore u ngrit në vendin e tretë me katër pikë, pozitë e cila e dërgon në Ligën e Evropës.

Pikë të njëjta pati edhe Salzburgu, por me goldallim më të dobët që mbylli fazën e grupeve në pozitën e fundit./Lajmi.net/

You may also like