Gol fantastik i Rashicës, Kosova e mbyll në epërsi pjesën e parë

by admin
Spread the love

Kosova e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të sfidës me Izraelin, e vlefshme për Euro 2024.

Muriqi nxjerr me kokë të lirë Rashicën, i cili nuk gabon dhe shënon golin e parë, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të “Dardanëve” dhe ndezur në festë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përballja e sotme e Kosovës me Izraelin vjen për të rikuperuar ndeshjen e prapambetur eliminatore të muajit tetor, e shtyrë në atë kohë për shkak të shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. “Dardanët” u përballën me izraelite me mungesa të rëndësishme, për shkak të impenjimit të futbollistëve me klubet e tyre.

Gliha nuk mund të mbështetet në emra si Rrahmani dhe Zhegrova, kështu që kjo ndeshje do të jetë një mundësi edhe për lojtarët që luajnë në Superligën e Kosovës të cilët mesa duket, pavarësisht rrethanave, po bëjnë një punë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh përballë përfaqësueses izraelite.


Top Channel

You may also like