Goditi arbitrin me grusht në ndeshjen e kampionatit turk, përjashtohet përjetë nga futbollit presidenti i Ankaragu

by admin
Spread the love

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Superligën turke, mbraruk Koca, goditi pas përfundimit të ndeshjes me Rizespor, arbitrin kryesor Halil Umut Meler, teksa gjithçka ndodhi pas një goli të skuadrës së Rizespor që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 97.

Vetëm pak ditë më pas ka ardhur dhe vendimi përfundim i Fedaratës Turke të Futbollit,mbi këtë ngjarje, me Presidentin e klubit, Faruk Koca, i cili është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit Halil Umut Meler, ndërsa skuadra e Ankaragucu është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme shtëpiake.

Koca humbi toruan pas ndeshjes Ankaragucu-Rizespor. Që përfundoi në barazim 1-1 falë golit të skuadrës mike në minutën e shtatë shtesë. Më pas dha dorëheqjen, duke deklaruar se asgjë nuk mund të justifikonte dhunën e ushtruar prej tij ndaj kryesorit të sfidës.

“Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandaloj që Ankaragucu, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”,- u shpreh “numri 1” i klubit turkq. Ndërkaq Koca vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet. Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor. /i.m /abcnews.al

You may also like