Godet gjyqtarin dhe e bën për spital, arrestohet futbollisti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dhuna në futboll nuk ka munguar, edhe pse ndodh rrallë. Këtë herë ka ndodhur një incident i pazakontë, në një takim të divizionit të dytë të kampionatit Gaucho (liga e gjashtë).

Takimi mes Guarani-VA dhe S.C Sao Paulo është ndërprerë pasi futbollisti William Ribeiro ka goditur gjyqtarin Rodrigo Crivellaro. Ai është transportuar në spital nga autoambulanca, ndërkohë që futbollisti është ndalur në moment nga forcat e rendit.

Sa i takon gjendjes së gjyqtarit, ai ka qenë i vetëdijshëm por nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Klubi i Sao Paolo ka kërkuar falje dhe ka dënuar aktin e lojtarit të tyre.

Ndeshja ishte 1-0 në favor të Guarani, ndërkohë që Federata e Futbollit e Gaucho do të marrë një vendim nëse ndeshja do të vazhdojë dhe për detaje të tjera.

You may also like