Gjysma e katalogut të Michael Jackson shitet për 600 milionë dollarë

by admin
Spread the love

Sony Music Group ka paguar rreth 600 milionë dollarë për të blerë gjysmën e katalogut të Michael Jackson.

Kjo do të thotë se e tërë pasuria muzikore e këngëtarit vlen më shumë se 1.2 miliardë dollarë, shkruan BBC.

Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare, ishte një nga yjet më të suksesshëm të popit të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 400 milionë disqe në mbarë botën.

Kjo shifër është e diskutueshme dhe mund të jetë shumë më e lartë, transmeton rtv21.tv.

Albumi i tij i vitit 1982, Thriller, është ende rekordi më i shitur i të gjitha kohërave, sipas Guinness World Records.

Mbreti i Pop-it është gjithashtu jashtëzakonisht popullor në shërbimet e transmetimit, me pothuajse 40 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

Këngët e tij “Billie Jean” dhe “Beat It” janë luajtur më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify./21Media

You may also like