Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard drejt fundit, por vështirë të kuptohet kush fiton

by admin
Spread the love

Të rejat nga gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard
Avokatët e Amber Heard janë përballur me Johnny Depp në ditën e tretë të dëshmisë së tij dhe fakte të reja kanë dalë në dritë.
Nga fotot e pazakonta të aktorit, tek regjistrimet zanore që vërtetojnë dhunën e ushtruar ndaj tij, gjyqi pritet të vazhdojë edhe javën që vjen.
Sipas mediave, sot nuk do të ketë një seancë gjyqësore dhe palët do të marrin një pushim tre ditor për të rifilluar të hënën.
Së fundmi në gjykatë është shfaqur një foto e Depp në gjumë, me akulloren derdhur në prehrin e tij.
Aktori tha se atë ditë kishte punuar 17 orë dhe kishte pirë opioids, ndërsa akulloren ja kishte vendosur Heard “sepse e dinte çfarë do më ndodhte”.
“Po ta shihni me kujdes, dora ime e djathtë është në xhep, ndaj nuk isha i vetëdijshëm që po merrja pjesë në këtë lojë”, tregon më tej ai.
Aktori ka shfaqur para trupit gjykues disa mesazhe dhe ka rikujtuar një situatë të ndodhur në 2015-ën, kur Amber i kishte hedhur dy shishe vodka në trup dhe ai ishte vrarë.
Por pika kulmore e ditëve të fundit kanë qenë regjistrimet zanore (të kapura në fshehtësi), të cilat u bënë publike.
Heard dëgjohet të pranojë se e ka goditur ish-bashkëshortin e saj.
“Rritu, mos u sill si fëmijë. Nuk të godita, po të gjuaja, po të lëndoja”, dëgjohet t’i thotë Heard.
Pritet që javën e ardhme të merret një vendim për padinë e bërë nga aktori, i cili kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi prej akuzave të Amber ai ka humbur disa kontrata.

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like