Gjyqësia në vitin 2023 – nga drejtësi e anuluar, në drejtësi të vjetëruar

by admin
Spread the love

Ajo që nuk u arrit me shtyrjen e seancave në sallën e gjyqit për arsye të ndryshme dhe pas njëfarë “pasimi” ndërmjet gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, u arrit në fund të vitit të kaluar me ndryshime “pas një procedure të shkurtuar” të Kodit Penal. Në vitin 2023, u klasifikuan si lëndë të vjetëruara, një pjesë e aktakuzave për “Target-Fortesa”, “Talir” dhe “Trajektoria”, të hapura nga ish- Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe rrjedhin nga përmbajtja e monitorimit të paligjshëm të komunikimeve.

Nga Ministria, e cila në fillim të vitit 2023 njoftoi se do të propozonte një Kod Penal krejtësisht të ri, për, siç tha ministri i atëhershëm, “numrit të madh të ndryshimeve dhe shtesave”, në fund të vitit doli me 38 amendamentet e propozuara, për të cilat publiku mësoi fillimisht se nga kush nuk u propozuan (ministri aktual), në mënyrë që pasi mbërritën në Kuvend, pa se ishin propozuar nga zyra e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Rezultati përfundimtar i këtyre ndryshimeve të propozuara, i paraqitur në publik si një mesazh se “krimi nuk ia vlen”, pra si një zgjidhje për “sjelljen para drejtësisë” më të shpejtë dhe më shumë “kthim të pasurisë kriminale” thjesht “zgjoi” edhe idealistët më të mëdhenj, si realistë. Vetëm pak muaj pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal nga deputetët në Kuvend, në disa prej çështjeve të hapura nga ish-PSP-ja u konstatua vjetërsimi absolut, ndërsa në lëndë të tjera prokurorët kërkuan rikualifikim dhe aplikim të ndryshimeve ligjore “më të lehtësueshme”.

Ministria e Drejtësisë është duke punuar për një Kod Penal krejtësisht të ri që nga viti 2020 dhe ish-ministri Nikola Tupançeski ka më shumë se një vit që ka shpallur prezantimin e tij në Parlament. Optimizmi që nga fillimi i vitit se do të kalonte brenda festave, u zëvendësua me ndryshime pas një procedure të shkurtër në nenin 353, i votuar me 49 vota “pro”, 36 vota “kundër” dhe një abstenim.

Pas më shumë se pesë vitesh në sallat e gjyqit, pjesa për përgjimin në rastin më të madh të PSP-së “Target-Fortesa” pësoi vjetërsim absolut. Llogaritë për këtë do të mbërrijnë kur avokatët e të gjithë të përfshirëve në procedure, të dorëzojnë në Gjykatë, shpenzimet e bëra nga mbrojtja.

Ndërkohë, besimi i qytetarëve tek gjyqësori është në “rënie të lirë”. Një për qind e qytetarëve kanë besim të plotë në sistemin gjyqësor dhe prokurorinë, ndërsa 17 dhe 18 për qind kanë besim të pjesshëm, sipas sondazhit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të kryer në maj të vitit 2023.

Në një periudhë gjashtëmujore, hendeku mes besimit dhe mosbesimit të qytetarëve tek gjyqësori është rritur me tetë për qind, ndërsa në prokurori për pesë për qind.

Falja, anulimet, ndryshimet dhe vjetërsimi…

Me ndryshimet në Kodin Penal, u vjetërsuan ose ndryshuan disa nga akuzat për rastet “Target-Fortesa”, “Talir”, “TNT”, “Trajektoria”, “Toplik”, “I fuqishmi”… Sipas ekspertëve, me ndryshimet në nenin 353 dhe 394 parashkrimi absolut i ndjekjes penale do të ndodhë për 14 çështje gjyqësore me mbi 80 të akuzuar.

Rasti kryesor “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimet ilegale, ka nisur më 22 dhjetor 2017 kundër 11 personave, mes të cilëve edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov. Gjatë procedurës janë mbajtur 53 seanca, në të cilat janë dëgjuar 123 dëshmitarë, janë paraqitur 887 prova materiale dhe pesë ekspertiza. Një pjesë e madhe e mbi 200 personave të dëmtuar u morën në pyetje. Vendimi i shkallës së parë është shpallur nga Gjykatën Penale më 26 shkurt të vitit 2021, pas pak më shumë se tre vitesh. Gjithsej 55 vjet e 10 vite dënime me kusht për 11 persona. Në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Shkup i miratoi ankesat e të akuzuarve në rastin “Target-Fortesa” dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ktheu lëndën në Gjykatën Themelore Penale Shkup për rigjykim dhe vendimmarrje, me arsyetimin se ishin kryer “shkelje thelbësore”.

Më herët, në prill të vitit të kaluar, një vepër tjetër e Mijallkovit ka dalë jashtë përdorimit, për rastin “Titanik 2”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës. Rasti penal i Mijallkovit për “shpërblim për ndikim të kundërligjshëm” ka skaduar për shkak se kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga dita kur ai u akuzua.

Nga rastet që janë zhvilluar ndaj Mijallkovit, ai ka marrë pafajësi për rastin “Tortura”, dënim me burg prej një viti e tre muaj për rastin “Truall në Vodno” është zëvendësuar me katër vite me kusht, ndërsa i vetmi dënim i vlefshëm me burgim e ka marrë për çështjen “Perandoria”, në të cilën ai u dakordua me prokurorinë. Ai po vuan tre vjet në burgun e tipit të hapur në Strugë, pasi ndërroi adresën e vendbanimit.

Nga vjetërsimi I lëndëve “përfituan” edhe çështje të tjera të ish-Prokurorisë Publike Speciale. Prokuroria në muajin nëntor ka ndryshuar aktakuzën për rastin e financimit të kundërligjshëm të VMRO-DPMNE-së, “Talir”, pasi me këto ndryshime vepra “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të Mile Janakieskit u vjetërsua. Në këtë rast, Janakieski akuzohet edhe për “larje të parave dhe të hyrave të tjera nga vepra penale”. Aktakuza për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së akuzon edhe ish-liderin e partisë dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe për “pastrim të parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale”. Për këto dy krime dyshohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Gjykata Penale për shkak të vjetërsimit të lëndës e ka ndërprerë procedurën vitin e kaluar edhe për rastin “Trajektoria”, i cili ka të bëjë me procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Sipas aktakuzës, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e një kompanie për ndërtimin e autostradave kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre dhe me këtë kanë shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë eurosh.

Me ndryshimet, disa nga akuzat në “I fuqishmi” u vjetëruan. Gjykata më 13 tetor të vitit të kaluar ka marrë vendime me të cilat 10 të akuzuarit në rastin “I fuqishmi” janë ndërprerë për shkak të parashkrimit ose vjetërimit të lëndës, ndërsa gjykimi për veprën “mashtrim” vazhdon për tre të akuzuarit Millosh Miloshoski, Millosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski.

Mbrojtja në çështjen “TNT” i referohet ndryshimeve në Kodin Penal. Në nëntor, Gjykata e Apelit të Shkupit kërkoi aktgjykim refuzues për shkak të vjetërsimit absolut të lëndës, ndërsa prokurori publik Sasho Rajçev në seancë theksoi se me ndryshimet në Kodin e procedurës penale, përmbajtja e lëndës ndryshon në tërësia për sa i përket “shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe për sa i përket dënimeve të parapara. Në aktgjykimin e shkallës së parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me nëntë vjet burg, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski me tre vjet dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, me katër vjet për prishjen e Objektit të Fiat Canoski “Kosmos” në 2012. Në këtë rast, inspektorja e atëhershme e ndërtimit Elizaveta Najdovska u dënua me katër vjet burg, ndërsa tre zyrtarë të Komunës u liruan nga akuzat. Të gjithë u akuzuan për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Pronari i kompanisë “FINE”, Fiat Canoski, paraprakisht në një konferencë për media, në Gjykatën e Apelit akuzoi për precedent gjyqësor dhe pretendoi se rasti “TNT” është duke u skaduar, në mënyrë që kompania të mos marrë dëmim prej 11 milionë eurosh.

Me ndryshimet, lënda për tre nga të akuzuarit në rastin “Shkallët spanjolle”, e cila ka të bëjë me shitjen e paligjshme të tokës në qendër të Shkupit, ka dalë jashtë përdorimit, por për pjesën tjetër të të pandehurve lënda vazhdon. “Shkallët” vazhdon për të pandehurin e parë, ish-ministrin për transport dhe marrëdhënie, Mile Janakieski, si dhe kundër Dimitar Dimovskit, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova dhe Marjan Jovanov, duke i shitur ilegalisht parcelat para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup, i kanë dëmtuar shtetit për 2.6 milionë euro.

Përveç rasteve të hapura nga PSP-ja, rasti kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili më 1 dhjetor ishte dënuar pa të drejtë me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për “keqpërdorim të detyrës zyrtare pozitë dhe autoritet” ka përfituar edhe nga ndryshimet, pasi sipas aktakuzës, në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer një prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një vlerë totale prej gati një milion eurosh.

Prokuroria Publik paraprakisht, në përputhje me ndryshimet në Kodin Penal, aktakuzën e paraqitur e ka shndërruar në aktakuzë që parasheh dënim më të lehtë për të akuzuarit. Në vend të dënimit maksimal të paraparë me burgim prej pesë vjetësh, me ndryshimet, Zeqiri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” – 353 paragrafi 4, i cili parasheh dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Në fillim të vitit të kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të papranueshme ankesën për anulimin e faljes të ish-presidentit Gjorge Ivanov nga viti 2016, me të cilin faleshin 56 persona të dyshuar dhe të dënuar në disa raste të udhëhequra nga PSP-ja, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin Gruevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e tij Janakieski, Ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish-drejtorin e DSK-së Mijalkov dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të asaj kohe.

Në fund çmimin do ta paguajnë qytetarët

Për ndryshimet ligjore ka reaguar personi i parë i Gjykatës Penale, Ivan Jolev, i cili ka thënë se është e nevojshme që t’i kushtohet vëmendje kohës, sepse shumë nga lëndët e vjetruara janë në fazën përfundimtare.

„A është koha e duhur, nuk e di. Megjithatë, koha për shumë gjëra është e rëndësishme, përndryshe ato mund të jenë kundërproduktive. Në këtë rast ka shumë lëndë të vjetëruara që ishin në fazën përfundimtare. A është dashur të presin të përfundojnë gjykimet, pastaj të shkojnë për ndryshime në Kodin Penal, duhet analizuar“, tha Jolev në një konferencë për media, vitin e kaluar pas tallazeve të shkaktuara nga ndryshimet.

Sipas statistikave të nxjerra nga AKMIS, të cilat u prezantuan në atë konferencë, për të gjitha rastet aktive sipas paragrafit 3 dhe 5 të nenit 353 “shpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” ka pasur 36 raste për 197 persona dhe se sa prej tyre do të vjetërohen, siç treguan atëherë, varet nga rikualifikimi që duhet të bëjë prokurori.

Kostot e mbrojtjes për çështjet e vjetruara me ndryshimet e fundit në Kodin Penal bien në barrë të buxhetit të shtetit. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve do t’u kthehen palëve me vendim të Gjykatës. Në mënyrë që shpenzimet të njihen dhe të shpërblehen, avokatët duhet të paraqesin një kërkesë dhe t’i paraqesin gjykatës shpenzimet e bëra faktike.

Shuma që do të paguhet për avokatët përcaktohet në bazë të një kërkese që i është paraqitur gjyqtarit, përkatësisht këshillit gjyqësor që ka trajtuar çështjen, me dëshmi të bashkangjitur të pagesës nga pala, në mënyrë që gjykata t’i kthejë ato fonde. Sipas tarifës së avokatit, një seancë në një lëndë me disa të akuzuar i kushton avokatit rreth 60 deri në 90 mijë denarë, ndërsa në një rast si ky mund të ketë pasur njëqind seanca, me rreth njëzet avokatë.

Përveç shpenzimeve për avokatët, Gjykata do të duhet të kthejë edhe shpenzimet e ekspertizës, dhe të pandehurit në këto raste do të mund të kërkojnë kompensim nga shteti për kohën e kaluar në paraburgim.

Epilog pritet edhe për rastet “Llaskarca”, “Zhan Mitrev”, “Besa Trans”…

Ndërsa në fokus të raporteve ndërkombëtare janë rastet e hapura nga ish-PSP-ja, për opinionin vendas një enigmë më e madhe është “pamundësia” për të marrë një vendim gjyqësor prej më shumë se pesë vitesh për aksidentin e autobusit në fshatin Laskarcë më 13 shkurt të vitit 2019, në të cilin u vranë 16 persona dhe mbi 30 u plagosën rëndë.

Gjyqi i aksidentit filloi në shtator të vitit 2019 dhe çështja u la në pritje të një supereksperti. Më në fund, në dhjetor të vitit të kaluar, procedura e provave për rastin përfundoi, dhe aktgjykimi, siç ishte paralajmëruar, do të shpallet nga Gjykata në janar të këtij viti.

Vazhdon rasti për aksidentin në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë, të cilët po ktheheshin nga udhëtimi për në Stamboll me autobus të agjencisë turistike “Besa Trans”. Rasti i hapur nga prokuroria maqedonase ka të bëjë me faktin se autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në vendkalime të ndryshme kufitare në periudhën prej 10.01.2021 deri më 21.11.2021 pa dokumente përkatëse. Procedura e provave ka përfunduar dhe seancat për fjalët përfundimtare dhe shpalljen e aktgjykimit duhet të mbahen në shkurt. Sipas aktakuzës, i akuzuari 41-vjeçar, si menaxher i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat rrethana, të njëjtat raste, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka përdorur si dokument publik të falsifikuar Ekstrakt nga licenca për ushtrimin e transportit publik në trafikun rrugor ndërkombëtar.

Vitin e kaluar para gjykatës u soll kardiologu i njohur maqedonas Zhan Mitrev. Rasti është hapur pas një buje, pas publikimit të dokumentarit në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka ngarkuar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pas së cilës rasti është hapur edhe në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit.

Pas kalimit të 90 ditëve nga seanca e fundit, gjykimi filloi sërish. Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Pubike – Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, një metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e tij pozitive dhe negative, që i çuan në rrugë të gabuar, me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Ndryshime të shpejta, reagime dhe akuza reciproke

Në shtator të vitit të kaluar, në një procedurë të shkurtuar me flamur evropian, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ulen dënimet me burg për veprat që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare dhe bashkëpunim kriminal.

Me ndryshimet në një pjesë të nenit 353 të Kodit Penal, dënimi me burg nga të paktën tre vjet burgim u ul në dënim me burg nga një deri në katër vjet për “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa me ndryshimin e nenit 394 të Kodit Penal, dënimi për “bashkëpunim kriminal” u ul nga dënimi me burg deri në dhjetë vjet, në dënim me burg deri në tre vjet.

Në vend të ministrit të Drejtësisë, Krenar Loga, amendamentet i ka dorëzuar Legjislativit nga zëvendësja e tij, Viktorija Avramovska Madiq, sipas të cilave synimi ishte që të jepeshin përshkrime të qarta, të sakta dhe të prera të veprave penale, si dhe të çonin në zgjerimin e fushëveprimit të krimeve, ku object janë konfiskimet.

Grupi Blupring për reformat në drejtësi reagoi se ndryshime të tilla në Kodin Penal do të prekin proceset gjyqësore të nisura nga PSP-ja, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i vjetërsimit absolut për çështjet “Titanik”, “Target-Fortesa”, TNT”, “Titanik 2”, “Thesari”, “Talir”, “Shkallët spanjolle” dhe “Trajektoria”.

Ndërkohë, disa nga ekspertët ligjorë janë përgjigjur se nuk janë konsultuar për ndryshimet, duke theksuar se në të njëjtën kohë Grupi i Punës po punonte për një Kod Penal krejtësisht të ri. Përveç grupit punues për Kodin e ri Penal, thane se nuk janë njohur me ndryshimet e propozuara, edhe organizatat joqeveritare, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, edhe Gjykata Supreme nuk janë njohur me ndryshimet e propozuara.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vlerësoi se me miratimin e amendamenteve “me shpejtësi rrufeje, pas procedurave të shkurtuara dhe përdorimit të flamurit evropian, pra në mënyrë që të mos lejohet një diskutim i gjerë publik, debat ekspertësh, apo analiza e pasojave që do t’i shkaktojë kjo zgjidhje ligjore”, kërcënohet rëndë siguria juridike në vend.

Kryeministri Dimitar Kovacaçevski siguroi se ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar për të ndihmuar në rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë. Qëndrimi i tij ishte se nuk ka pasur abuzim me flamurin evropian gjatë bartjes së ndryshimeve dhe se ato janë bërë në përputhje me legjislacionin në BE.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, ndryshimet në kodin penal i vlerësoi si dëshmi të “brutalitetit dhe keqpërdorimit të pushtetit”. Ai tha se ka vjetërim për rastet e mëparshme gjyqësore, por ka edhe amnisti për ato të ardhshme. Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se ndryshimet, përveç harmonizimit me të drejtën evropiane, janë edhe kërkesë ekskluzive e liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare të harmonizojnë qëndrimet e tyre, sepse opozita maqedonase dje në seancën plenare nuk votoi “kundër” ndryshimet në KP, të cilat janë harmonizim me të drejtën evropiane, por qëndroi në seancë, formoi kuorum dhe miratoi rendin e ditës. E njëjta gjë po ndodh edhe sot në Komisionin për Çështje Evropiane”, tha Grubi.

Ministri përkatës Krenar Loga nga ana e tij ia ka kaluar topin Kuvendit, duke theksuar se ato janë bërë me votën e deputetëve të caktuar.

“Nuk jam dakord me kualifikimet. Pra, zëvendësministri ka të njëjtën të drejtë si çdo ministër në qeveri kur ministri mungon dhe mund të jetë propozues i çdo gjëje dhe gjithçkaje. Pra, mbetet pas mbështetjes së Qeverisë të deklaruar me votim nëse është pro apo jo. Sido që të jetë, ashtu siç e thoni ju propozimi, përgjegjësia është e Kuvendit të RMV-së. Pra, ato ndryshime janë bërë me votën e deputetëve të caktuar”, tha Loga.

Lidhur me atë se a e ka autorizuar zëvendësministren për të nënshkruar një propozim të tillë, Loga tha se autorizimi është i paraparë në Ligjin e Qeverisë.

“Autorizimi është i paraparë në Ligjin e Qeverisë, kështu që unë nuk jam dikush që mund të autorizoj apo deautorizoj dikë në shtet me një shkresë të thjeshtë”, tha Loga, duke treguar se përgjigjen se kush ka punuar për ndryshimet, duhet kërkuar nga zëvendësministrja e Drejtësisë.

Sipas kryetarit të shtetit Stevo Pendarovski, me ndryshimet në Ligjin penal nuk ka amnisti dhe nuk e parasheh asnjë dispozitë.

Pendarovski, lidhur me vjetërsimin e lëndëve fajësoi edhe gjyqtarët, duke thënë se “është e palejueshme në një shtet demokratik që një proces të zgjasë dhjetë e më shumë vite” dhe se “problemi nuk është te ligji, por te materiali njerëzor”.

Besimi te drejtësia po ulet, lista e zezë po shtohet

Një për qind e qytetarëve kanë besim të plotë në sistemin gjyqësor dhe prokurorinë, ndërsa 55 dhe 53 për qind e qytetarëve kanë mosbesim të plotë, sipas sondazhit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRN) të kryer në maj të vitit 2023.

Krahasuar me anketën gjashtë muaj më parë, që nga tetori i vitit 2022, besimi në gjyqësor nga 23 përqind (i plotë – 4 përqind dhe i pjesshëm – 19 përqind) është ulur në 19 për qind (plot 1 për qind dhe i pjesshëm – 18 për qind). Në të njëjtën kohë, mosbesimi në gjyqësor rritet nga 76 për qind (i plotë – 52 për qind dhe i pjesshëm – 24 për qind) në tetor të vitit 2022 në 79 për qind (i plotë – 55 për qind dhe i pjesshëm – 24 për qind).

Në një periudhë gjashtëmujore, hendeku mes besimit dhe mosbesimit në prokurori është rritur me pesë për qind. Besimi po zvogëlohet me tre për qind dhe mosbesimi është rritur me dy për qind. Në prokurori në tetor të vitit 2022, besim kishin 21 për qind të qytetarëve (i plotë – 3 për qind dhe i pjesshëm – 18 për qind), ndërsa në maj 2023 18 për qind (1 për qind i plotë dhe i pjesshëm – 17 për qind). Në të njëjtën periudhë, mosbesimi në prokurori rritet nga 76 për qind (i plotë – 50 për qind dhe i pjesshëm – 26 për qind) në tetor 2022 në 78 për qind (i plotë – 53 për qind dhe i pjesshëm – 25 për qind).

Ndërkohë, “lista e zezë” e Departamentit Amerikan të Shtetit u zgjerua vitin e kaluar me disa emra të njohur nga vendi. Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, Orce Kamçev, Sergej Samsonenko, Ramiz Merko… Ata iu bashkuan ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, pas emërtimit të Koço Angjushev tha se kjo është një tjetër dëshmi se SHBA-ja do të vazhdojë të sanksionojë aktorët e korruptuar në vend dhe paralajmëroi se do të pasojnë emërtime të tjera.

“Do të pasojnë më shumë emërtime, por fakti është se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim”, tha Ageler në platformën X.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi se po punon për një iniciativë për ndryshimin e rregulloreve ligjore për trajtimin e personave që janë në listën e sanksioneve, në mënyrë që të zgjerohet fushëveprimi dhe përveç KB-së dhe BE-së. Do të përfshihen edhe sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

 

MARKETING



You may also like