Gjykoi Shqipërinë në Çeki, arbitrin e anglez e ulin në detyrë për “dhuratën” që i bëri Njukasëllit

by admin
Spread the love

Një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit në Angli, Antoni Tejlor, bëri një gabim të madh në takimin mes Njukasëll dhe Uolverhampton, të cilin ai e drejtoi fundjavën e kaluar në Premier Ligë. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Kur rezultati ishte 1-1, Tejlor akordoi një penallti për Njukasëllin, pas së cilës “qymyrxhinjtë” kaluan në epërsi 2-1.

Trajneri i Uolves, Geri O’Neill e quajti vendimin e Tejlor skandaloz dhe trajneri i Njukasëllit, Edi Houe dhe legjenda e klubit Alen Shirer pjesërisht u pajtuan me të. “Nuk mendoj se ishte penallti, nuk mund ta kuptoj pse arbitri e dha atë me të gjitha goditjet e mundshme dhe mundësitë për të rishikuar situatën”, komentoi Shirer në emisionin e futbollit britanik “Match of the Day”.

Organizata e arbitrave i kërkoi falje klubit të Uolverhampton dhe urdhëroi Tejlor që të drejtonte ndeshjen e kësaj fundjave në divizionin e dytë anglez. Kështu do të arbitrojë ndeshjen mes Preston dhe Koventry. Ai është ende një arbitër i respektuar, i cili arbitron rregullisht në Champions League dhe në kualifikueset për Kampionatin Europian. Ai ka arbitruar ndeshjen e Shqipëri në Çeki më 7 shtator, ku kuqezinjtë barazuan në shifrat 1-1.

PANORAMASPORT.AL

The post Gjykoi Shqipërinë në Çeki, arbitrin e anglez e ulin në detyrë për “dhuratën” që i bëri Njukasëllit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like