Gjykata Themelore e Ferizajt merr çmimin e parë për transparencë të “FOL” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore e Ferizaj, u shpërblye me çmimin si më transparentja për vitin 2022.

Kjo vlerësim u bë nga Lëvizja Fol e mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, pas monitorimit gjatë një viti.

Gjykata Themelore e Ferizajit, gjatë këtij viti ka zgjidhur 6,282 lëndë, ndërsa ka publikuar 2,875 vendime (46 përqind të lëndëve)

Ky çmim, sipas Kryetarit të Gjykatës së Ferizajt, Mustafë Tahiri, do të jetë motiv për edhe më shumë punë.

Por, gjitha gjykatave pa përjashtim iu deshtën mesatarisht 79 ditë për të publikuar vendimet, 19 ditë më shumë se sa që është e parashikuar me ligj.

E mbase kjo qe arsye e mungesës së stafit.

Edhe me këtë problematikë, publikimi i aktgjykimeve në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës u tha se ka përparuar.

Më 2022 u publikuan 41 përqind shumë vendime se një vit më herët.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like