Gjykata Penale: Miratohet padia kundër shtatë personave për furnizim të paligjshëm të softuerit

by admin
Spread the love




Gjykata Themelore Penale – Shkup sot informoi se padia ndaj shtatë personave për furnizim të paligjshëm të softuerit dhe larje parash, është dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 08.10.2021, vlerësohet dhe miratohet në mënyrë të plotë nga ana e Këshillit për vlerësimin e aktit të padisë.

Siç thuhet në kumtesën Gjykatës Themelore Penale – Shkup, aktpadia me KO nr. 53/21 kundër D.R i akuzuar për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash dhe të hyra tjera nga vepra ndëshkuese” dhe kundër I.D, I.H, D.S , I.I , I.I dhe M.S, të akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” nga Kodi Penal, me çka pas ankesës së mbrojtjes për vendimin për përcaktimin e masës së përkohshme për pronën e siguruar më 18.10.2021 u dërgua për vendimmarrje kompetente në Gjykatën e Apelit – Shkup, pas kthimit të lëndës tek Këshilli për vlerësim të aktit të aktakuzës, është sjell vendim me të cilën aktpadia miratohet në mënyrë të plotë.

Pas miratimit të këtillë të aktpadisë, siç thonë nga Gjykata është krijuar lënda penale-ligjore me KOK nr. 164/21 për të cilin, në përputhje me AKMIS –sistemin, do të dorëzohet për veprim të mëtutjeshëm tek gjykatësi dhe do të jepet për debatin kryesor, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë.


You may also like