Gjykata Ndërkombëtare do të intensifikojë hetimet në territoret palestineze, prokurori: Dëshmitar i skenave të mizorisë

by admin
Spread the love

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaroi se zyra e tij do të intensifikojë më tej përpjekjet për të çuar përpara hetimet e saj në territoret e pushtuara palestineze.

Prokurori Karim Khan, i cili vizitoi rajonin e bombarduar për herë të parë, u shpreh se ai ishte dëshmitar i “skenave të mizorisë së llogaritur” në vendet e sulmeve të 7 tetorit. Ai shtoi më tej se prokurorët e tij po punojnë për të vënë përpara drejtësisë autorët me sulmeve të rënda.

Punonjësi i drejtësisë gjithashtu vizitoi zyrtarët palestinezë në Ramallah, duke përfshirë presidentin Mahmoud Abbas dhe shprehu shqetësim të thellë për rritjen e sulmeve nga kolonët izraelitë kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor.

“Asnjë izraelit i armatosur me një ideologji ekstreme dhe një armë nuk mund të ndjejë se mund të veprojë pa u ndëshkuar kundër civilëve palestinezë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera prokurori bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të tilla dhe se zyra e tij po vazhdon të hetojë këto incidente me urgjencë.

Ka pasur pretendime për shkelje të ligjit ndërkombëtar nga Hamasi dhe forcat izraelite që nga shpërthimi i konfliktit.

Gjykata me bazë në Hagë ka hetuar krimet në territoret palestineze të kryera nga të dyja palët që nga viti 2021, por ende nuk ka shpallur ndonjë akuzë. Izraeli nuk është një shtet anëtar i gjykatës dhe nuk e njeh juridiksionin e tij.


Top Channel

You may also like