Gjuajtësit rusë bëjnë që avioni i NATO-s të humbasë kontrollin gjatë konfrontimit ajror (fotot)

by admin
Spread the love

Forcat kufitare polake raportuan dje se një gjuajtës rus Sukhoi Su-35 u afrua në mënyrë agresive një prej avionëve të tyre pa kryer protokollet paralajmëruese radiofonike, duke kaluar vetëm disa metra larg hundës së avionit ushtarak në një provokim të qartë.

Ata shtonin se avioni rus kreu “manovra agresive” ndaj gjuajtësve polakë në Detin e Zi, duke bërë që ai të humbiste kontrollin për disa sekonda.

Forcat kufitare polake thanë se gjuajtësi i armatosur Sukhoi Su-35 nuk kontraktoi në radio me avionin kufitar, megjithë tre tentativa të këtij të fundit.

Avioni polak L-410 Turbolet hyri më pas në një turbulencë ajrore para se ekuipazhi të humbiste kontrollin dhe të humbiste lartësi.

Zëdhënësi i qeverisë së Varshavës,  Piotr Muller e quante incidentin “provokim i planifikuar nga Rusia.”

Ai tha për mediat: “Rusia kërkon vetëm të tërheqë vëmendje ndërkombëtare me provokime të tilla”.

Konfrontimi ajror ishte dëshmuar dhe nga forcat ajrore rumune, të cilat gjithashtu dënonin Moskën për sjelljen “agresive dhe të rrezikshme”.

“Incidenti është një provë e mëtejshme e qasjes provokative të Federatës ruse në Detin e Zi”, thanë ata në një deklaratë.

Incidenti ndodhi mbi detin e Zi rreth 37 milje brenda hapësirës ajrore rumune.

Megjithatë lëshimin e një alarmi gatishmërie për forcat ajrore të NATOs në Rumani e Spanjë, avioni polak u ul me sukses në Rumani pas incidentit.

“Ekuipazhi prej dy pilotësh shfaqën aftësi të shkëlqyeshme dhe gjakftohtësi për uljen e sigurt të avionit”, tha në forcat kufitare polake.

Incidente të tilla ajrore nuk janë të rralla mes forcave ruse dhe të NATOs në Evropë, teksa javës që shkoi një gjuajtës rus fluturoi kërcënueshëm duke lëshuar karburant mbi një dron amerikan, në pamje të regjistruara në kamera.


Top Channel

You may also like