Gjoshi e kritikon Qeverinë: E paaftë, pa program e vizion – qytetarët po largohen nga Kosova

by admin
Spread the love

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një intervistë për Ekonomia Online e ka cilësuar Qeverinë si ta paaftë, pa program e vizion.

Sipas tij, kjo për faktin se vetëm në tre muajt e fundit rreth 200 mijë
persona kanë aplikuar në ambasadën gjermane për t’u larguar nga Kosova për një
jetë më të mirë.

Ai shton se qytetarëve u ka humbur shpresa, ngase pohon se Qeveria ka
ardhur në pushtet vetëm duke kritikuar të tjerët.

“Qeveria karakterizohet me një paaftësi për më shumë qeverisje. Qytetarët
jetojnë më keq sesa që kanë jetuar para një viti. Ekonomia e Kosovës ka një
inflacion dhe qytetarëve ka filluar t’iu humb shpresa”.

“Dëshmia më e mirë është që 200 mijë vetë vetëm tre muajt e fundit iu kanë
drejtuar një ambasade në Kosovë për të lëshuar Kosovën. Qeveria nuk ka program
të duhur, nuk ka kompetencë, i mungojnë kuadrot, i mungon vizioni. Pra shihet
që kanë ardhur në pushtet vetëm duke kritikuar të tjerët”, tha Gjoshi.

Megjithatë, ai shtoi se dialogu është detyrë kryesore e Qeverisë, e cila siç
thotë ai e ka për obligim konsensuesin e brendshëm dhe hartimin e një
platforme, raporton EO.

“Dialogu është detyrë kryesore e Qeverisë së Kosovës. Ata e kanë marrë
përsipër dialogun në mënyrë vetanake ta zhvillojnë pra nuk është që kanë pasur
konsulta me të tjerët”.

“I mbetet Qeverisë të ndërtojë strategjitë të cilën ende nuk e kemi parë dhe vazhdimisht kemi kërkuar si parti që të ketë konsensus të brendshëm e mandej edhe ta prezantojë një platformë se si do të përgjigjet karshi dialogut me Serbinë”, tha Gjoshi për EO.

You may also like