Gjithçka zyrtare, “Zijeshilët” e Sassuolo transferojnë një tjetër shqiptar

by admin
Spread the love

Pas zyrtarizimit, të qendërmbrojtësit, të Kombëtares sonë, Marash Kumbulla, te “Zijeshilët” e Sassuolo, një tjetër shqipat ka kaluar te këta të fundit, ku ndryshe nga Kumbulla, ky lojtar i takon repartit ofensiv dhe sërish ndryshe nga 24-vjeçari i mbrojtjes është vetëm 16 vjeç dhe konsiderohet si një talent i së ardhmes.

Bëhet fjalë për të riun, Brayan Gjyla, me këtë të fundit, prodhim i akademisë së skuadrës së Feralpisalo, dhe së fundimi ishte pjesë e moshave U17, të “Kuqebluve” të Genoa-s, mirëpo me “planin” e ri të “Zijeshilëve”, të cilët po investojnë shumë te lojtarët e rinj, Gjyla konsiderohej si transferimi perfekt.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, klubi i Feralspialo ka rënë dakort për një marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit të ardhshëm e më pas bordi i Sassuolo do të mund të ushtrojë të drejtën e transferimit përfundimtar, shifra e së cilës ende nuk është bërë e ditur në media. /i.m /abcnews.al

You may also like