Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar artikullin me të gjitha të dhënat në lidhje me shortin e çerekfinaleve, gjysmëfinales dhe njoftimin për finalen e madhe.

Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Por, si është situata me shortin dhe çfarë pritet të ndodh, Telegrafi iu informon më poshtë.

Kur dhe ku hidhen shortet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 do të fillojë sot (e premte), 18 mars, nga ora 12:00 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Si do të funksionojnë shortet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Shorti do të vendosë çiftet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ për finalen, për arsye procedurale.

Shortet janë të hapura, kështu që nuk ka ndonjë ndalesë për çiftet. Çdo ekip mund të shortohet kundër çdo ekipi tjetër, qoftë edhe nga vendi i njëjtë.

Skuadra e parë e shortuar e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të tërhequr në short.

Kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve?

Çerekfinalet

Ndeshjet e para: 5/6 prill

Ndeshjet e dyta: 12/13 prill

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para: 26/27 prill

Ndeshjet e dyta: 3/4 maj

Finalja

28 maj (e shtunë) (Stade de France, Paris)

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022

Finalja e këtij sezoni zhvillohet në Stade de France në Paris, i cili gjithashtu organizoi finalen në vitin 2000 dhe atë të vitit 2006.

Stade de France gjithashtu priti shtatë ndeshje në Euro 2016, duke përfshirë finalen mes Francës dhe Portugalisë.

Ndeshja finale e edicionit të sivjetmë do të fillojë në orën 21:00, të shtunën më 28 maj.

/Telegrafi/

You may also like