“Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, Barcelona prezanton talentin brazilian (VIDEO)

by admin
Spread the love

Barcelona ka njoftuar se talenti brazilian Vitor Roque tashmë është zyrtarisht pjesë e katalanasve, me lojtarin që u larguar përfundimisht prej Atletiko Paranaense. Krahas një videoje të shkurtër, klubi ka shkruar: “Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”. 

Barca arriti një marrëveshje për të nënshkruar Roquen në korrik për një shumë prej 40 milionë euro plus 21 milionë bonuse, me lojtarin që nënshkruan një kontratë shtatëvjeçare. 

Klubi arrin të krijojë hapësirë në kufirin e pagave për shkak të lëndimit afatgjatë në gju të mesfushorit Gavi, kjo krijon mundësi që Roque të regjistrohet në skuadrën e tyre në janar. 

Roque iu bashkua Atletikos në fillim të vitit 2022 dhe ka shënuar 28 gola në 80 paraqitje. Vitin e kaluar ë i ndihmoi ata të arrinin në finalen e Copa Libertadores.  Ai bëri paraqitjen e tij të parë për Brazilin në mars, ndërsa shihet si një lojtar me një potencial të madh. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like