Gjimshiti: Nëse nuk fitojmë ndeshjet tona, është e kot të shikojmë të tjerët

by admin
Spread the love

Atalanta u rikthyer te fitorja në Serie A, ndërsa në këtë takim, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti u aktivizua për 90 minuta. Pas ndeshjes ai komentoi edhe fitoren e ekipit të tij për mikrofonat e DAZN.

“Nuk e di nëse ky është momenti më i rëndësishëm, por sot ishte mundësia jonë e fundit për të shijuar një fitore me aq shumë mundësi të krijuara. Ishte shumë e rëndësishme duke marrë parasysh ndeshjet e ardhshme ku do të japim gjithçka.

SHPIRTI I LOJËS- “Do ta shohim në fund, nëse ne nuk fitojmë ndeshjet tona, është e kot të shikojmë të tjerët. Do të bëjmë gjithçka për të pasur sukeses”.

GOLAT- “Sot i shkova shumë pranë golit, mendova se do të shënoja. Do ta provoj sërish ndeshjen tjetër”. /oversport.tv

You may also like