Gjimshiti kërkon ndjesë: Te goli gabova unë, duhet të përmirësohemi

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti merr përgjegjësitë për gabimin te goli i barazimit të Islandës. Menjëherë pas ndeshjes ai foli për mediat, ndërsa nuk e mohoi faktin se te goli që shënoi Islanda gaboi ai duke i kërkuar dhe falje skuadrës.

BARAZIMI– “Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë.”

GABIMI- “E vështirë të thuash pse ndodhin gabime në mbrojte, unë gabova teknikisht, doja ta hiqja topin jashtë, e kapa me të brendshme dhe ia dhashë si një asist, duhet të përmirësohemi, për të mos përsëritur gabimet.”

NDESHJA-“Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë të terët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Çdo lojtar e ka brenda vetes, që duhet të japë më shumë. Ishim më ngadalë, ata ishin më agresiv.”

OBJEKTIVI- “Ne kishim ardhur me në qëllim ta fitonim ndeshjen, kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime.”

You may also like