Gjilani kapitullon ndaj Dukagjinit, Drenica frenon Prishtinën në transfertë

by admin
Spread the love

Gjilani as nuk mund të ëndërrojë për titullin kampion tani. Skuadra e Ismet Munishit u thye nga Dukagjini, që po lufton për mbijetesën. Skuadra e Armand Dallkut e zgjidhi ndeshjen për tre minuta dhe fitoi me rezultatin e pastër 2-0.

Merlaku e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të dhe tre minuta më pas realizoi edhe të dytin, duke i mbyllur llogaritë. Kur kanë mbetur 6 ndeshje, Ballkani i vendit të parë numëron 9 pikë më shumë se skuadrat nga Gjilani.

Një pikë me shumë vlera e ka marrë edhe Drenica, që barazoi 1-1 në transfertë kundër Prishtinës që vjet u shpall kampione. Kryeziu e zhbllokoi ndeshjen, por brenda pjesës së parë miqtë barazuan me Mëziun dhe morën një pikë me shumë vlera.

BKT SUPERLIGA – JAVA 30

Dukagjini-Gjilani 2-0
Shënues:
Merlaku 33’, 36’

Prishtina-Drenica 1-1
Shënues:
Kryeziu 37’ / Mëziu 45+3’

/ oversport.tv

You may also like