Gjilani forcohet me Taipin – Shqip

by admin
Spread the love

Mesfushori Shqiprim Taipi është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.

Taipi, të enjten është prezantuar te Gjilani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit me opsionin e vazhdimit.

27-vjeçari te Gjilani po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe lojtar i duhur në luftën për mbijetesë.

Taipi, së fundmi ka bërë  karrierë në Kazakistan, te skuadra Caspiy kurse e njeh edhe futbollin e Kosovës.

Ai në vitin 2018 ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Ka luajtur për Shkëndijën, Shkupin, Skënderbeun e Kukësin.

Aktualisht, Gjilani është i shtati në Superligën e Kosovës me 26 pikë të mbledhura pas po aq ndeshjeve të luajtura. Duelin e radhës Gjilani e luan të dielën në shtëpi kundër Dukagjinit të Klinës.

You may also like