Gjermania dërgon tanket Leopard “të shumëpritura” në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjermania ka nisur ngarkesën e parë të tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Lajmi u konfirmua nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila thekson se 18 tanke luftarake u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “luanin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës. Dhe sipas raporteve nga Ukraina, atje kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 2000 Leopard 2, të konsideruar gjerësisht si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.

Gjermania ra dakord të furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka theksuar se tanket “kanë hyrë në duart e miqve tanë ukrainas siç u premtua dhe në kohë”.

Ndryshe, ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard 2 gjatë disa javëve të fundit.


Top Channel

You may also like