GJERMANI – Shpallet plani i emergjencës për sigurimin e furnizimit me gaz

by admin
Spread the love



BERLIN, 31 mars /ATSH-DPA/- Përmes një thirrjeje të drejtpërdrejtë për qytetarët se “çdo kilovat në orë ndihmon”, ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës tashmë po shfaqte një efekt të madh ndaj politikës energjetike, si sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në Evropë.

“Aktualisht, nuk ka pengesa në furnizimin me gaz. Por ne duhet të përforcojmë masat tona paraprake për të qenë gati, në rast të një përshkallëzimi nga pala ruse”, tha Habeck.

Vendimi i Habeck aktivizon planin emergjent të Gjermanisë për të siguruar furnizimin me gaz.

Plani i emergjencës me tre faza detajon mënyrat për të kursyer gazin, për të siguruar furnizime dhe për të siguruar që familjet të kenë sasi të mjaftueshme karburanti.

Alarmi vjen vetëm një ditë përpara një afati të njoftuar nga Kremlini për të përcaktuar teknikat e kryerjes së pagesave për gazin rus në rubla dhe jo në euro. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/3/2022
Artikulli tjetërInvestimet franceze 70 milionë euro


You may also like