GJERMANI – Ministria e Brendshme: Sulmet kibernetike nuk patën efekte të rënda

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 janar /ATSH-DPA/- Sulmet kibernetike kundër Gjermanisë gjatë ditëve të fundit nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm të madh, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Sulmet kishin në shënjestër praninë e policisë në internet dhe objektet kritike të infrastrukturës si, aeroportet. Megjithatë, u prekën edhe portalet në sektorin financiar, por edhe administratat federale dhe shtetërore.

Të enjten, faqja e internetit e policisë në shtetin jugor të Baden-Württemberg ishte e padisponueshme për disa orë.

“Në pjesën më të madhe, këto sulme mund të zmbrapsen ose të mos kenë efekte të rënda”, tha sot një zëdhënëse e ministrisë në Berlin.

Zyra e Gjermanisë për Sigurinë e Informacionit (BSI) tha se sulmet ishin njoftuar nga grupi rus i hakerëve “Killnet”.

Të ashtuquajturat sulme DDoS (Distributed Denial of Service), përfshijnë një numër të madh kërkesash që dërgohen në një faqe interneti në mënyrë që ta mbingarkojnë atë ose ta bëjnë atë plotësisht të paarritshëm.

Kriminelët kibernetikë zakonisht përdorin një rrjet kompjuterash privatë, në të cilat shumë kompjuterë të infektuar me malware marrin pjesë në sulm nga distanca.

Shpesh, viktimat që nuk dyshojnë as nuk e dinë që kompjuteri i tyre është sulmuar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like