GJERMANI – Ish-roja 101-vjeçar i një kampi nazist përqendrimi dënohet me pesë vite burg

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Një 101-vjeçar u dënua nga një gjykatë gjermane me pesë vjet burgim me akuzën për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e mijëra të burgosurve në kampin nazist të përqendrimit të Sachsenhausenit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor ndaj tij, në Brandenburg an der Havel, në perëndim të Berlinit, i akuzuari mohoi se ai kishte qenë roje në kamp.

Prokuroria kishte paraqitur dokumente që identifikonin një roje naziste SS me emrin, datën e lindjes dhe vendin e lindjes së të akuzuarit, mes provave të tjera.

Më shumë se 200 000 persona u burgosën në këtë kamp përqendrimi, i vendosur afër Berlinit.

Midis tyre ishin kundërshtarë politikë të regjimit nazist si dhe anëtarë të grupeve të persekutuar nga nacional-socialistët si hebrenj, sinti dhe romë.

Dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën nga uria, sëmundjet, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe keqtrajtimi si pjesë e një plani sistematik shfarosjeje.

I moshuari ishte i aftë për t’u gjykuar vetëm në sallën e gjyqit dhe merrte pjesë për rreth dy orë e gjysmë çdo ditë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like